Diskutimet
rreth rolit tė gruas nuk kanė luajtur njė rol dhe aq tė
madh nė pėrēimin e tekstit tė Dhjatės sė Re, por
gjithsesi ato kanė qenė tė pranishme, dhe janė shkaku
kryesor pas disa ndryshimeve interesante nė pasazhe tė rėndėsishme.
Pėr ti kuptuar ndryshimet tekstuale qė janė bėrė si
pasojė e njė faktori tė tillė, na nevojitet tė njohim
kontekstin dhe natyrėn e kėtyre diskutimeve [1].
Gratė
nė Kishėn e hershme
Teologėt
bashkėkohorė kanė konstatuar se diskutimet rreth rolit tė
grave nė kishėn e hershme kanė ndodhur si pasojė e faktit
se gratė nė atė kohė kanė
luajtur njė rol, shpesh domethėnės dhe me profil tė
lartė publik. Madje, kėshtu ka qenė qė nga fillimi, duke
filluar qė me jetėn publike tė Jezusit. Ėshtė e vėrtetė
se ndjekėsit e afėrt tė Jezusit, dymbėdhjetė dishepujt,
kanė qenė tė gjithė meshkuj, ashtu siē ėshtė e pritshme
pėr njė mėsues ēifut tė shekullit tė parė. Por Ungjijtė
mė tė hershėm rrėfejnė se Jezusi ka qenė gjithashtu i
shoqėruar edhe nga gra gjatė udhėtimeve tė tij, e shumė
nga kėto gra kanė siguruar pėr tė dhe dishepujt e tij
burime financiare, duke shėrbyer si udhėzuese dhe mbrojtėse
gjatė udhėtimeve tė tij. (shih Marku 15:40-51; Luka 8:1-3).
Thuhet
se Jezusi ėshtė pėrfshirė nė diskutime publike me to dhe
i ka pėrēuar atyre lajmin e mirė (Ungjillin) (Marku
7:24-30; Gjoni 4:1-42). Nė veēanti ne na thuhet se gratė e
kanė shoqėruar Jezusin edhe gjatė udhėtimit tė tij tė
fundit pėr nė Jeruzalem, ku ato ishin tė pranishme gjatė
kryqėzimit,- tė vetmet qė i kishin mbetur besnike nė ato
ēaste,- ndėrkohė qė tė gjithė dishepujt meshkuj kishin
marrė arratinė (Mateu 27:55; Marku 15:40-41). Mė domethėnėse
se tė gjitha kėto qė pėrmendėm, ėshtė ngjarja e treguar
nė katėr ungjijtė kanonikė sipas sė cilėve ishin gratė,
Maria Magdalena e vetme ose me shoqet e saj, ato tė cilat
zbuluan varrin e boshatisur dhe nė kėtė mėnyrė u bėnė dėshmitaret
e para tė ringjalljes sė Jezusit (Mateu 28:1-10; Marku
16:1-8; Luka 23:55-24:10; Gjoni
20:1-2).
Ėshtė
intriguese tė pyesėsh veten se ēfarė kishte nė mesazhin e
Jezusit qė e bėnte atė kaq tėrheqės pėr gratė. Shumica
e teologėve janė tė bindur se Jezusi ka shpallur ardhjen e
Mbretėrisė sė Perėndisė, nė tė cilėn nuk do tė ketė
mė padrejtėsi, vuajtje, ligėsi, nė tė cilėn njerėzit, tė
pasur dhe tė varfėr, skllevėr dhe tė lirė, burra dhe gra,
do tė jenė tė barabartė dhe pjesė e saj. Kjo ide
natyrisht qė ėshtė shfaqur shumė tėrheqėse, si njė
mesazh shprese, pėr tė gjithė ato qė nė atė kohė ishin
tė paprivilegjuar, tė varfėrit, tė sėmurėt, tė pėrjashtuarit
nga shoqėria dhe sidomos pėr gratė [2]
Sido q ė tė jetė, ėshtė e qartė qė edhe pas vdekjes sė tij,
mesazhi i Jezusit vazhdoi tė ishte tepėr joshės pėr gratė.
Shumė kundėrshtarė tė
hershėm pagan tė krishterimit, duke pėrfshirė, pėrshembull,
kritikun e fundshekullit tė dytė Celsiusi, tė cilin ne e
kemi pėrmendur mė herėt, e denigronte krishterimin duke
pohuar se ai ndiqej vetėm nga fėmijė, skllevėr dhe gra (dmth.
nga ato qė nuk kishin asnjė vlerė shoqėrore). Ēuditėrisht,
Origjeni i cili shkroi njė pėrgjgje tė krishterė ndaj
Celsiusit, nuk e mohoi akuzėn por u pėrpoq ta pėrdorte si
armė kundėr kundėrshtarit duke treguar se Perėndia mund tė
marrė atė qė ėshtė e dobėt dhe mund ta veshė me fuqi.
Por nuk duhet tė presim shekullin e dytė pėr tė parė se gratė
kanė luajtur njė rol kryesor nė kishat e hershme. Ne mund
ta kuptojmė nė mėnyrė tė qartė rolin e tyre nga shkrimet
mė tė hershme tė krishtera qė kanė mbijetuar deri mė
sot, shkrimet e Palit.
Letrat
e Palit qė gjenden sot tė pėrfshira nė Dhjatėn e Re na
pajisin me dėshmi tė gjera qė tregojnė pėr vendin e lartė
qė zotėronin gratė nė bashkėsitė e sapoformuara tė
krishtera.
Le
tė marrim psh. letrėn e Palit drejtuar Romakėve, nė fund tė
sė cilės ai pėrshėndet anėtarė tė ndryshėm tė bashkėsisė
sė tij (kapitulli i 16). Ndonėse Pali aty pėrmend mė shumė
burra se sa gra, ėshtė e qartė se gratė nuk shiheshin si mė
inferiore se kolegėt e tyre burra nė kishė. Pali aty pėrmend
Febėn, pėrshembull, e cila ishte dhjake e kishės qė
ndodhej nė Kenkrea dhe ndihmėtare e Palit tė cilės ai i
kishte ngarkuar detyrėn tė dėrgonte letrėn e tij nė Romė
(v. 1-2). Aty ishte Prishila, e cila sė bashku me bashkėshortin
e saj Akuilėn, ishte pėrgjegjėse pėr punėn misionare ndėrmjet
xhentilėve dhe qė shtėpinė e tyre e kishin shndėrruar nė
kishė (v. 3-4: vini re Prishila pėrmendet para bashkėshortit
tė saj). Pastaj kemi edhe Marinė, njė kolege e Palit e cila
punonte nė bashkėsinė e Romės (v.6); kemi gjithashtu edhe
Trifenėn, Trifozėn dhe Persidėn, gra tė cilat Pali i quan
bashkėpunėtore nė ugjill (v. 6,12). E mė pas ėshtė
Julia, nėna e Rufit si dhe motra e Nereut, tė cilat duket se
kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė bashkėsi (v.
13,15). Mė domethėnėse se tė gjitha ėshtė Junia, njė
grua tė cilėn Pali e quan e
para ndėrmjet apostujve (v.7) Grupi i apostujve mesa
duket ka qenė mė i zgjeruar se numri i dymbėdhjetė
meshkujve me tė cilėt jemi kaq shumė tė familjarizuar.
Gratė,
pėr ta thėnė shkurt, duket se kanė luajtur njė rol shumė
tė rėndėsishėm nė kishėn e Palit. Deri diku ky profil
kaq i lartė shoqėrorė ėshtė i pazakontė pėr botėn
Greko-Romake. Origjinėn duhet ta ketė, siē pėrmendėm mė lartė, nė shpalljen e Jezusit tė
ardhjes sė Mbretėrisė sė Perėndisė ku do tė ketė
barazi ndėrmjet burrave dhe grave. Ky duket se ka qenė edhe
mesazhi i Palit, siē mund tė shihet, pėrshembull, nė
pohimin e tij tė njohur nė librin drejtuar Galatasve: Sepse
tė gjithė ju qė jeni pagėzuar nė Krishtin, Krishtin keni
veshur.
Nuk
ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as tė lirė, nuk ka as
mashkull as femėr, sepse tė gjithė jeni njė nė Jezu
Krishtin (Gal. 3:27-28)
Barazia nė Krisht duhet tė jetė pėrthyer doemos nė
shėrbimet konkrete tė adhurimit tė bashkėsisė sė Palit.
Jashtė sė qėnurit thjesht dėgjuese
tė heshtura tė fjalės, gratė duket se kanė qenė tė
pėrfshira nė mėnyrė aktive nė takimet javore, duke marrė
pjesė, pėrshembull, nė adhurime dhe profetizime mė shumė
se ēbėnin burrat (1 Korintasve 11).
Njėkohėsisht, interpretuesve bashkėkohorė, mund ti
duket se Pali nuk e ka dėrguar kėndvėshtrimin e tij tė
marrėdhėnieve burrė- grua nė Krishtin nė atė qė mund tė
quhet rrjedhim logjik i saj. Ai kėrkon, pėrshembull, qė kur
gratė tė luten dhe tė profetizojnė nė kishė ato duhet ta
bėjnė kėtė me kokė tė mbuluar, pėr tė treguar se ato
janė nėn pushtet
(1 Korintasve 11: 3-16, veēanėrisht v. 10). Thėnė me fjalė
tė tjera, Pali nuk nxiti njė revolucion shoqėror nė lidhje
me marėdhėniet burrė-grua, ashtu siē nuk nxiti abrogimin e
skllavėrisė, ndonėse ai pohonte se nė Krishtin nuk
ka skllevėr dhe tė lirė. Nė vend tė kėsaj ai kėmbėngulte
se duke qenė se Ora
ėshtė afėr (deri nė ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė),
ēdokush duhet tė jetė i kėnaqur me rolet qė i janė dhėnė,
dhe se askush nuk duhet tė pėrpiqet tė ndryshojė statusin
e tij, qoftė skllav apo i lirė, i martuar apo beqar,
mashkull apo femėr (1 Korintasve 7:17-24).
Mė sė shumti kjo mund tė shihet si njė qasje
ambivalente karshi rolit tė grave: ato janė njė nė Krisht
dhe janė tė lejuara tė marrin pjesė nė jetėn e bashkėsisė,
por si gra jo si burra
(ato duhet, pėrshembull, qė tė mos e heqin shaminė e tyre
qė nė kėtė mėnyrė tė duken si burra, pa njė autoritet
mbi kryet e tyre). Kjo qasje ambivalente nga ana e Palit pati
njė efekt shume interesant nė rolin e grave nė jetėn e
kishės pas vdekjes sė tij. Nė disa kisha ėshtė
barazia nė Krisht qė theksohej mė shumė, nė disa tė
tjera theksohej nevoja qė gratė tė ishin tė nėshtruara
ndaj burrave. Nė kėtė mėnyrė nė shumė kisha gratė kanė
luajtur njė rol me tė vėrtetė tė madh, role kryesuese; nė
kisha tė tjera roli i tyre pakėsua dhe zėri i tyre u mbyt.
Duke lexuar dokumentet e mėvonshme qė i pėrkasin kishės sė
Palit, pas vdekjes sė tij, ne do tė shohim se diskutime tė
shumta u ngritėn mbi rolin qė duhet tė luajė gruaja nė
kishė; duket se ka njė tendencė shumė tė madhe pėr ta
shtypur krejtėsisht rolin e gruas nė kishė.
Kjo ėshtė e qartė nė letrat qė janė shkruar nė emėr
tė Palit. Shumica e teologėve sot janė tė bindur se 1
Timoteu nuk ėshtė shkruar nga Pali por nga njė ndjekės i
tij i gjeneratės sė dytė [3]
Aty nė njė nga pasazhet famėkeqe tė Dhjatės sė Re,
qė bėn fjalė pėr rolin e grave, ne na thuhet se gratė e
kanė tė ndaluar tė mėsojnė burrat sepse ato janė krijuar
inferiore siē tregohet nga vetė Perėndia nė Ligjin e Tij.
Zoti e krijoi Evėn tė dytėn, pėr hirė dhe kėnaqėsi tė
burrit. Gratė (tė lidhura me Evėn) nuk duhet pėrdorin
pushtet ndaj burrit (tė lidhur me Adamin) pėrmes mėsimit tė
tyre. Pėr mė tepėr, sipas autorit tė kėsaj letre, ēdokush
e imagjinon se ēfarė ndodh kur njė grua merr rolin e mėsueses:
ajo mashtrohet kollaj nga Djalli dhe e ēon burrin drejt shkatėrrimit
dhe devijimit nga rruga e drejtė.
Pėr kėtė arsye, gratė duhet tė qėndrojnė nė shtėpi
dhe tė kujdesen pėr ruajtjen e virtyteve femėrore, qė kanė
tė bėjnė me sigurimin e njė pasardhėsi pėr bashkėshortėt
e tyre dhe tė qėnurit modeste. Pasazhi ėshtė si mė poshtė.
Gruaja le tė mėsojė nė heshtje
dhe me ēdo nėnshtrim. Nuk e lejoj gruan qė tė mėsojė, as
tė pėrdori pushtet mbi burrin, por tė rrijė nė heshtje. Nė
fakt sė pari u krijua Adami, por gruaja u gėnjye dhe ra nė
shkelje. Megjithatė ajo do tė shpėtohet duke lindur fėmijė,
nė qoftė se do tė qėndrojnė nė besim, nė dashuri dhe
shenjtėrim me modesti (1 Tim. 2:11-15)
Kjo
duket shumė larg kėndvėshtrimit tė Palit se Nė
Krishtin nuk ka
mashkull dhe femėr. Duke lėvizur nė
shekullin e dytė, linjat e luftės duken qartėsisht tė
shpalosura. Ka disa bashkėsi tė krishtera qė theksojnė rėndėsinė
e gruas dhe i lejojnė atyre tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm
nė kishė, dhe ka tė tjera qė besojnė se gratė duhet tė
qėndrojnė nė heshtje dhe tė nėnshtruara ndaj burrave tė
bashkėsisė.
Shkruesit
(skribėt) tė cilėt kanė kopjuar shkrimet tė cilat janė bėrė
mė pas pjesė e Dhjatės sė Re, kanė qenė tė pėrfshirė
dhe ata nė kėto diskutime. Nė disa raste ky debat ka lėnė
gjurmė nė shkrimet qė ato kanė kopjuar, dhe pasazhe tė
caktuara janė ndryshuar pėr tu pėrputhur me kėndvėshtrimin
e shkruesve qė janė marrė me kopjimin dhe trasmetimin e
tekstit. Pothuajse nė ēdo rast nė tė cilin ka marrė jetė
njė ndryshim i tillė, teksti ėshtė ndryshuar nė mėnyrė
qė tė minimizoj rolin e gruas dhe rėndėsinė e saj pėr
bashkėsinė e krishterė. Mė poshtė ne do tė pėrmendim
disa syresh.
Ndryshime
tekstuale lidhur me statusin e gruas
Njė
nga pasazhet mė tė rėndėsishme nė diskutimet bashkėkohore
lidhur me rolin e gruas nė kishė gjendet tek 1 Korintasve
14. Pasazhi siē shfaqet mė sė shumti nė pėrkthimet e
sotme tė Biblės nė gjuhėn angleze ėshtė si mė poshtė:
33 Sepse Perėndia nuk ėshtė Perėndi trazimi, por paqtimi si nė tė
gjitha kishat e shenjtorėve. 34 Gratė tuaja tė heshtin nė
kishė, sepse nuk u lejohet tė flasin, por duhet tė nėnshtrohen,
sikur thotė edhe ligji. 35 Dhe nė qoftė se duan tė mėsojnė
ndonjė gjė, le tė pyesin burrat e tyre nė shtėpi, sepse
ėshtė e turpshme pėr gratė tė flasin nė kishė. 36 Prej
jush doli fjala e Perėndisė? Apo vetėm te ju arriti?
Ky
pasazh shfaqet si njė urdhėresė e drejpėrdrejt pėr gratė
qė tė mos flasin (lėre mė tė japin mėsim!) nė kishė,
njėsoj si pasazhi i 1 Timoteut 2. Siē e pamė mė lartė,
shumica e teologėve janė tė bindur se nuk ėshtė Pali
autor i pasazhit tė 1 Timoteut, sepse ai shfaqet nė njė letėr
e cila duket se ėshtė shkruar nga njė ndjekės i Palit nė
shekullit e dytė qė e ka shkruar nė emėr tė tij. Por
askush nuk dyshon se Pali ka shkruar letrėn drejtuar
Korintasve. Por ka
dyshime lidhur me pasazhin e cituar mė lart. Ashtu siē
gjendet nė formėn e tanishme, versetet nė fjalė (v. 34-35)
janė zhvendosur nė shumė prej dorėshkrimeve tė rėndėsishme
biblike. Nė tre dorėshkrime Greke dhe nė njė ēift dorėshkrimesh
Latine, versetet gjenden jo pas versetit 33 por pas versetit
40. Kjo i ka bėrė shumė teologė tė hedhin hipotezėn se kėto
versete nuk janė shkruar nga Pali, por fillimisht kanė
ekzistuar si shėnime anėsore tė shtuara nga njė skrib, me
shumė mundėsi i influencuar nga pasazhi I Timoteut 2. Ky shėnim
anėsor mė pas ėshtė future nė vende tė ndryshme tė
tekstit nga shkrues tė ndryshėm, disa e kanė vėnė kėtė
shėnim pas versetit 33 e tė tjerė pas versetit 40.
Ka
arsye tė mjaftueshme pėr tė besuar se Pali nuk ėshtė
autori i kėtij pasazhi. Sė
pari, ky pasazh nuk shkrihet mirė me kontekstin. Nė kėtė
pjesė tė 1 Korintasve Pali ėshtė duke diskutuar pėr ēėshtjen
e profetizimit nė kishė, e ėshtė duke i dhėnė udhėzime
profetėve tė krishterė se si duhet tė sillen gjatė shėrbimeve
tė adhurimit nė Kishė. Kjo ėshtė tema e verseteve 26-33,
dhe ėshtė po e njėjta temė edhe e verseteve 36-40. Nėse
heqim versetin 34-35 nga konteksti, pasazhi shfaqet si njė tėrėsi
e cila bėn fjalė pėr rolin e profetėve tė krishterė.
Diskutimi pėr rolin e grave nė kishė, ndėrhyn nė mėnyrė
tė beftė nė kontekstin e pasazhit, duke thyer nė mes udhėzimet
qė Pali ėshtė duke dhėnė pėr njė ēėshtje krejt tjetėr.
Jo
vetėm qė versetet ndėrhynė nė mėnyrė tė ashpėr nė
kontekstin e kapitullit 14, por ato gjithashtu shfaqen nė
kundėrshti me atė qė Pali nė mėnyrė tė qartė ka pohuar
nė njė vend tjetėr tė po tė njėjtės letėr. Herėt nė
kėtė letėr siē e kemi parė mė parė, Pali ka dhėnė udhėzime
pėr gratė qė flasin nė kishė: sipas kapitullit tė 11,
kur ato luten dhe profetizojnė, aktivitete kėto qė janė bėrė
gjithnjė me zė tė lartė nė shėrbimet e adhurimit tė
krishterė, ato duhet tė sigurohen qė tė mbulojnė me shami
kryet e tyre (11:2-16). Nė kėtė pasazh, qė askush nuk e ka vėnė nė dyshim se ėshtė
shkruar nga Pali, ėshtė e qartė se Pali i lejon gratė qė
tė veprojnė dhe tė flasin nė kishė. Nė pasazhin e
diskutueshėm tė kapitullit 14, ėshtė gjithashtu e qartė
se Pali i urdhėron gratė qė tė heshtin. Ėshtė e vėshtirė
tė harmonizohen kėto dy kėndvėshtrime. Siē ėshtė jo e
arsyeshme tė mendosh se Pali nė mėnyrė flagrante tė ketė
kundėrshtuar vetveten brenda hapėsirės sė shkurtėr tė
tre kapitujve, duket qartė se versetet nė diskutim nuk janė
shkruar nga Pali.
Kėshtu,
duke kombinuar tė dhėnat: shumė dorėshkrime qė kanė bėrė
zhvendosje tė pasazhit nė fjalė, mospėrputhja me
kontekstin e afėrm si edhe mospėrputhja me kontekstin e 1
Korintasve nė pėrgjithėsi, arrijmė nė pėrfundimin se
Pali nuk ėshtė autor i pasazhit tė 1 Korintasve 14:34-35.
Nga
kjo kuptojmė se kėto versete janė rezultat i ndryshimit tė
tekstit tė bėrė nga skribėt, fillimisht e vendosur si shėnim
anėsor e mė pas me shumė mundėsi, nė njė stad tė hershėm
tė kopjimit tė 1 Korintasve, u fut nė tekst nga shkruesit e
mėvonshėm duke e bėrė pjesė tė tij. Ndryshimi, padyshim,
ėshtė bėrė nga skrib tė cilėt kanė qenė tė preokupuar
qė tė theksojnė se gratė nuk duhet tė kenė asnjė rol
publik nė kishė, se ato duhet tė heshtin dhe ti binden
bashkėshortėve tė tyre. Ky kėndvėshtrim u bė pjesė e
tekstit pėrmes ndryshimeve tekstuale [4].
Tani
le tė shohim shkurtimisht disa ndryshime tė tjera tekstuale
tė ngjashme me atė qė sapo pėrfunduam sė analizuari. Njėri
prej tyre gjendet nė njė pasazh qė ne e pėrmendėm mė parė,
tek Romakėve 16, nė tė cilin Pali flet pėr njė grua tė
quajtur Junia dhe pėr njė burrė qė me sa duket ėshtė
bashkėshorti i saj, Androniku, tė cilėt ai i quan tė
parėt ndėr apostujt (v. 7). Ky ėshtė njė verset i
rėndėsishėm sepse ėshtė i vetmi vend nė tė gjithė
Dhjatėn e Re ku njė grua quhet apostull. Interpretuesit
biblik kanė qenė kaq tė impresionuar nga kjo gjė saqė
shumė prej tyre kanė pohuar se pasazhi nė fjalė nuk ka atė
domethėnie qė duket nė pamje tė parė, dhe e kanė pėrkthyer
versetin nė atė mėnyrė saqė tani ai nuk i drejtohet mė njė gruaje tė quajtur Junia por njė burri
tė quajtur Junias duke e shndėrruar emrin nga gjinia
femėrore nė atė mashkullore. Problemi me pėrkthime tė
tilla qėndron nė faktin se ndėrsa emri Junia ėshtė njė
emėr i zakonshėm i pėrdorur pėr gratė, nuk ka asnjė tė
dhėnė nga bota e lashtė ku Junias tė ketė qenė njė
emėr burri. Pali i referohet njė gruaje tė quajtur Junia,
ndonėse nė shumė pėrkthime biblike bashkėkohore (ju mund
ta vėrtetoni vetė) pėrkthyesit vazhdojnė ti refereohen kėsaj
gruaje apostulle si njė burrė me emrin Junias [5]
Shumė
skrib gjithashtu kanė hasur vėshtirėsi nė mveshjen e
termit apostull njė gruaje tė panjohur, e nė kėtė mėnyrė
kanė bėrė njė ndryshim shumė tė vogėl nė tekst pėr ti
bishtnuar kėsaj vėshtirėsie.
Nė
shumė dorėshkrime, nė vend qė tė lexojmė: Tė
fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė
burgut tė parėt midis apostujve teksti ėshtė
ndryshuar dhe tani lexon: Tė fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė burgut,
gjithashtu bėjė tė fala shokėve tė mij tė burgut tė parėt
ndėrmjet apostujve. Me kėtė ndryshim tekstual nuk ėshtė
mė e nevojshme tė shqetėsohesh nga konsiderimi si apostulle
e njė gruaje nė mes tė njė grupi meshkujsh!
Njė
ndryshim i ngjashėm ėshtė bėrė edhe nga shumė skrib tė
cilėt kanė kopjuar librin e Veprave. Nė kapitullin 17 ne mėsojmė
se Pali dhe shoku i tij nė mision Sila shpenzuan shumė kohė
nė Thesalonikė duke predikuar ungjillin e Krishtit ēifutėve
tė sinagogės lokale. Nė versetin e katėrt thuhet se: Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr
i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė rėndėsishme.
Ideja e tė qėnurit tė grave tė rėndėsishme, lėre pastaj
tė qėnurit tė konvertuara tė rėndėsishme, ėshtė shumė
pėr njė skrib, e nė kėtė mėnyrė teksti duhet ndryshuar,
nė shumė dorėshkrime ne lexojmė: Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr
i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė burrave
tė rėndėsishėm. Tani janė burrat ato qė janė tė
rėndėsishėm, jo gratė e konvertuara.
Ndėrmjet shoqėruesve tė Palit nė librin e Veprave
pohohet se ishin edhe njė ēift, Akuila dhe Prishila.
Shpeshherė kur emri i tyre pėrmendet, autori i Veprave pėrmend
nė fillim emrin e
gruas mė pas atė tė bashkėshortit, sikur ajo tė kishte njė
lloj epėrsie tė veēantė qoftė nė marrėdhėniet brenda
ēiftit ashtu edhe nė marrėdhėniet me tė krishterėt (siē
ndodhi edhe tek Romakėve 16:3 gjithashtu, ku ajo ėshtė
quajtur Prisha).
Jo ēuditėrisht, skribėt shpeshherė janė ndjerė tė
fyer nga kjo renditje emrash dhe e kanė ndryshuar atė, kėshtu
qė burrit i ėshtė dhėnė vendi qė meriton duke ia vėnė
emrin nė krye, Akuila dhe Prishila nė vend tė Prishila dhe
Akuila. [6]
Pėr
ta mbyllur,
nė shekujt e hershėm tė krishterimit kanė marrė jetė
debate lidhur me rolin e gruas nė kishė, nė disa raste kėto
diskutime janė pėrthyer edhe nė pėrēimin e vetė tekstit
tė Dhjatės sė Re. Skribėt herė pas here kanė ndryshuar
tekstin e Biblės nė mėnyrė qė ta sillnin atė nė harmoni
me kėndvėshtrimin e tyre pėr rolin e kufizuar tė gruas nė
shoqėri dhe nė kishė.
Referencat
[1]
Shih Ehrman, The New
Testament, chap. 24. nė tė cilin jam mbėshtetur pėr
shumicėn e asaj qė vijon nė kėtė diskutim. Pėr njė
diskutim dhe dokumentim mė tė plotė, see Ross Kraemer dhe
Mary Rose Dangelo, Women
and Christian Origins (New York: Oxford Univ. Press,
1999). Shih gjithashtu R. Kraemer, Her Share of the Blessings:
Womens Religion among Jews, Pagans, and Christians in the
Graeco-Roman World (New York: Oxford Univ. Press. 1992) dhe
Karen J. Torjesen, When Women
Were Priest: Womens Leadership in the Early Church
and the Scandal of their Subordination in the Rise of
Christianity (San Francisco: Haper San Francisco, 1993)
[2]
Pwr analizė mė tė hollėsishme shih Ehrman, Jesus,
188-91
[3]
Shih Ehrman, The New
Testament, kapitulli 23
[4]
Pėr njė diskutim mė tė plotė qė dėshmon se Pali nuk ėshtė
autor i verseteve 34-35, shih veēanėrisht komentarin e
Gordon D. Fee, The First
Epistle to the Corinthians (Grand Rapids: Eerdmans, 1987).
[5]
Disktuimi mė i plotė i kohėve tė fundit ėshtė ai i Eldon
Jay Epp, Text-critical, Execetical, and Sociocultural
Factor Affecting the Junia/Junias Variation in Rom 16:7, in
A.Denaux, New Testament
Textual Criticism and Exegesis (Leuven: Univ. Press,
2002), f. 227-92
[6]
Pėr ndryshime tė tjera tė kėtij lloji nw librin e Veprave
shih Been Whitherington, The
Anti-Feminist Tendencies of the Western Text of Act,
Journal of Biblical Literature 103 (1984): 82-84
Marrė
nga libri i Bart. D. Ehrman: Misquoting Jesus- The story
Behind Who Changed the Bible and Why
Pėrktheu
Rezart Beka
Drejtor
i Qėndrės pėr studime fetare Erasmus