Njė
nga
pasazhet mė tė cituara nė literaturėn e krishterė pėr
inspirimin e librave biblikė ėshtė edhe pasazhi tek II
Timoteu 3:16 nė tė cilin thuhet: I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr
mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi.
Atė
Raymond Collins pohon: Pėr mė tepėr historianėt e dogmės do tė kenė vėrejtur se II
Timoteu 3:16-17 ka shėrbyer si pikė konstante referimi nė
paraqitjen tradicionale tė doktrinės sė inspirimit
[1].
Pėr
tė krishterėt ky pasazh ėshtė njė provė e qartė dhe
kategorike qė autorėt e biblės kanė qenė tė gjithė tė
frymėzuar.Le
tė shohim ndonėse shkurtimisht vlefshmėrinė e kėtij
arsyetimi.
1.
Ky
verset gjendet tek njė nga letrat e Palit drejtuar Timoteut.
Kjo letėr nėse ėshtė shkruar me tė vėrtetė nga Pali
duhet tė jetė pėrpiluar rreth viteve 60-70 pas krishtit.
Tradicionalisht viti 67 ėshtė lakuar mė shumė nga teologėt
e krishterė [2].
Nga kjo qė sapo thamė kuptojmė se kjo letėr ėshtė
shkruar shumė kohė para se tė pėrpiloheshin ungjijtė dhe
njė pjesė e madhe e librave biblikė tė Dhiatės sė Re. Njė
pjesė e mirė e literaturės neotestamentare ėshtė pėrpiluar
rreth viteve 70-100 e.s. Kėsaj kohe i pėrkasin katėr
ungjijtė, letra e Hebrenjve, Zbulesa etj. Kjo do tė thotė
se nėse e marrim pėr bazė kėtė verset, me tė, nuk mund tė
vėrtetojmė dot inspirimin e tė gjithė Biblės. Pasazhi ku
thuhet se i gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia pėrjashton
shumė libra biblikė qė nuk kishin dalė ende nė qarkullim
nė atė kohė. Pėr mė tepėr kėto fjalė Pali ia drejton
Timoteut dhe normalisht qė nė tė pėrfshihen vetėm librat
qė Timoteu njihte. E siē e thamė mė parė njė pjesė e
mirė e librave Biblikė nuk kishin dalė ende nė qarkullim.
Pra ky verset nuk ėshtė provė pėr inspirimin e tė gjithė
autorėve biblikė.
2.
Shumė teologė tė krishterė kanė pohuar se ky
verset nuk i referohet Dhiatės sė Re, por librave biblikė tė
Dhiatės sė Vjetėr. Kjo gjė bėhet e qartė sapo e
analizojmė pak mė nė thellėsi pasazhin nė fjalė
a.
Nė kėtė pasazh gjenden dy fjalė kyē, shkrim i
shenjtė dhe frymėzim. Kėto pėrdoren nga autori i II
Timoteut pėr tė pėrshkruar njė literaturė hyjnore e cila
besohej si e frymėzuar nga Perėndia dhe detyrimisht
meritonte apelativin Shkrim i shenjtė. Siē e kemi parė
derimėtani pėr tė krishterėt e hershėm sė paku deri nė
gjysmėn e dytė tė shekulli tė dytė, i vetmi shkrim i cili
njihej si i frymėzuar nga Perėndia dhe meritor pėr emrin
Shkrim i shenjtė ishin vetėm librat e Dhiatės sė Vjetėr.
Termi shkrim i shenjtė, edhe shumė kohė pas Palit, nuk ka
qenė pėrdorur pėr librat e Dhiatės sė Re. Atė Raymond
Collins komenton: Kjo
nomenklaturė shkrimet e shenjta (hiera grammata), pėrndryshe
nuk gjendet gjėkundi nė Dhiatėn e Re; e as nė Dhiatėn e
Vjetėr poashtu. Por na bėhet e njohur nga Judaizmi Helen.
Edhe Filo (Jeta e Moisiut, 2;292) edhe Jozefusi (Antikitetet e
Judenjve, 10;210)e pėrdorin termin shkrime tė shenjta.
Kjo shprehje pėrcakton atė qė ne tė krishterėt rėndom e
quajmė Dhiatė e Vjetėr; dhe asgjė nė pėrdorimin e
shprehjes nuk sugjeron se autori i II Timoteut kishte nė mend
shkrimet e Krishtere [3]
Nga kjo mund tė pohojmė se pėrdorimi i kėtij
pasazhi pėr tė vėrtetuar frymėzimin e librave biblikė tė
Dhjatės sė Re pėrbėn njė anakronizėm. E vetmja mundėsi
ėshtė qė Pali nė kėtė verset ti jetė referuar librave tė
Dhiatės sė Vjetėr.
b.
Ky fakt bėhet krejtėsisht i qartė kur e analizojmė
versetin nė kontekstin e tij. Nėse do ta shohim nė tėrėsi
krejt pasazhin e II Timoteut 3:10-17 do tė shohim se nė tė
Pali nxit Timoteun, si njėri i Zotit dhe lider i kishės qė
ishte, qė tė ndjekė shembullin e Palit dhe traditėn e mėsimeve
tė tij. Pika mė e rėndėsishme ndodhet nė vesetet 14- 15
ku Pali i thotė Timoteut: Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur
prej kujt i mėsove, dhe se qė nga fėmijėria i njeh
Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr
shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.
Siē shihet nė kėtė verset, Pali po e pėrkujton Timoteun pėr
shkrimet e shenjta qė ai kishte mėsuar qė nga fėmijėria.
Shprehja e pėrdorur nė greqisht fjalėpėrfjalė do tė thotė
qė kur ishe bebe [4]. Hebrenjtė e kishin zakon ti mėsonin qė
nga fėmijėria e hershme fėmijėve shkrimin e shenjtė (Dhjatėn
e Vjetėr). Ėshtė pikėrisht kėtij shkrimi qė Pali i
referohet duke qenė edhe se asnjė shkrim i Dhiatės sė Re
nuk ka ekzistuar kur timoteu ishte fėmijė. Tė krishterėt e
hershėm ishin tė bindur se nė Dhjatėn e Vjetėr ishte
parashikuar gjithēka pėr jetėn dhe misionin e Jezusit dhe
se analiza e profecive biblike pėr Jezusin do tė shpinte tė
besoje nė tė si Mesia i pritur dhe detyrimisht tė arrije
shpėtimin [5]. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeje se pėrse Pali
pasi i referohet shkrimeve tė shenjta qė Timoteu kishte
njohur qė kur ishte fėmijė vazhdon e thotė: ...
tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė
tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus. Mė pas
vimė nė versetin 16 ku Pali thotė: I
gjithė shkrimi (qė Timoteu kishte mėsuar qė fėmijė)
ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim,
bindje ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi. Siē shihet
edhe nga konteksti i gjithė pasazhit, Pali me termin shkrim i
shenjtė nėnkupton literaturėn e Dhjatės sė Vjetėr, qė nė
atė kohė besohej nga tė krishterėt si i vetmi tekst i cili
meriton emrin shkrim i shenjtė. Teologė tė shumtė tė
krishterė e kanė pohuar kėtė fakt nė punimet e tyre. Nė
vijim do tė pėrmendim disa prej tyre.
Nė
Enciklopedinė e Re Katolike e cila ėshtė njė nga veprat mė
tė njohura nė botė lexojmė: Vlera
e pėrhershme e Dhiatės sė Vjetėr ėshtė insistuar
tek 2 Timoteu 3:15-16 duke sqaruar se I
gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i
dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me
drejtėsi Pėr kėto arsye Dhiata e Vjetėr ėshtė mbajtur
nė Kishė si autoritative dhe e dobishme.
(
I Korintasve 10:11)
[6]
Nė
njė fjalor tė njohur biblikė lexojmė: Termi Grek pėr
i inspiruar (theopneustos,
i frymėzuar nga Perėndia) gjendet vetėm njė herė nė Bibėl
(II Timoteu 3:16) dhe edhe atėherė duke iu referuar Dhiatės
sė Vjetėr: I
gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i
dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me
drejtėsi, ...
Autori i II Timoteut pa dyshim ėshtė duke menduar nė
Shkrimin si shkresa tė njerėzve tė cilėt shkruan nėn udhėzim
dhe me fuqinė e Shpirtit Hyjnor. Shkrimi qė do tė thotė
Ligji, Profetėt dhe shkrimet e tjera tė tilla si Psalmet, u
shkruan nga njerėzit tė cilėve u ishte dhėnė njė ndritje
e veēantė nė rrugėt dhe qėllimet e Perėndisė, nė mėnyrė
qė porosia e tyre do tė duhej tė konsiderohej si fjalė
thelbėsore e Perėndisė pėr njerėzit e tij.
[7]
Nė
njė pėrkthim tė njohur biblikė nė gjuhėn angleze lexojmė:
15. Shkrimet e
Shenjta, pra Dhiata e Vjetėr, tė cilėn Kisha e interpretoi
si kallėzuese tė Jezus Krishtit 16. Tė
gjitha Shkrimet, Dhiata e Vjetėr. [8]
Nė
njė komentar biblik pohohet: Tė
gjitha shkrimet: Dhiata e Vjetėr; pėr autorin dhe lexuesit e
tij, ashtu sikur edhe pėr Palin dhe lexuesit e tij, kjo do tė
thoshte pėrkthimi Grek, pra Septuaginta. Koncepti Helen pėr
inspirimin influencoi nė Krishterimin e hershėm. [9].
Nė
njė tjetėr vepėr tė njohur lexojmė Timoteu ishte mirė
i informuar. Ai e dinte Fjalėn e Perėndisė qė nga fėmijėria.
Mirėpo, nuk ishte Dhiata e Re ajo tė cilėn Apostulli Pal e
kishte nė mendje dhe e cila nuk kishte qenė e shkruar nė
kohėn kur Timoteu ishte fėmijė. Mos e neglizhoni Dhiatėn e
Vjetėr. Shumė tė krishterė e bėjnė kėtė; shumė nga ta
i kushtojnė pak kohė Dhiatės sė Vjetėr, dhe rezultati ėshtė
se ata kanė njė tė kuptuar shumė joperfekt tė Dhiatės sė
Re. Pėr tė parė rrėnjėt e Dhiatės sė Re depėrto thellė
nė Dhiatėn e Vjetėr. Timoteu i dinte shkrimet hebraike. Ai
ishte i familjarizuar me profecitė rreth ardhjes sė Mesisė,
kėshtu qė kur atij iu prezantua Zoti Jezus, ai ishte pėrgatitur
pėr ta besuar. dhe
se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat
mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė
besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.
[10]
Nė
njė nga komentarė katolikė mė tė njohur nė botė i cili
pėr mė tepėr posedon edhe Nihil Obstatin dhe Imprimaturin,
pra lejen e autoriteteve kishtare pėr botim gjejmė kėtė
koment: Duke qenė se koleksioni Shkrimeve tė Krishtere nuk ishte akoma nė
ekzistencė nė kohėn kur u shkrua II Timoteu...shprehja i
gjithė Shkrimi i referohet (vetėm) Shkrimeve Hebraike, siē
ėshtė vėrtetuar gjithashtu nga shprehja paralele
shkrimet e shenjta nė vargun 15. Pėrfundimisht, pasi qė
pasa graphe-s i mungon rasa e shquar, sipas tė gjitha
gjasave ajo nėnkupton ēdo pasazh tė Shkrimeve...Kėshtuqė
2 Timoteu afirmon se ēdo pasazh nė Shkrimet Hebraike ėshtė
i frymėzuar; dhe si rezultat kėto Shkrime janė tė dobishme
pėr mėsim, bindje,
ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi.
Duke qenė se Shkrimet kanė ardhur nga Perėndia ato mund tė
jenė profitabile me qėllim tė udhėzimit dhe kėshillimit
[11]
3.
Nė njė analizė tė fundit mund tė themi se Letra e
Timoteut e cila ėshtė pjesė e njė grup letrash qė njihen
ndryshe edhe si letrat baritore, ėshtė konsideruar si njė
pseudoepigrafi e pėrpiluar nė vitin 150 pas krishtit. Sipas
shumicės sė teologėve tė sotėm tė krishterė kjo letėr
nuk ėshtė shkruar nga Pali por nga njė njeri i panjohur
rreth njė shekull pas vdekjes sė Palit. Mė vonė ne do tė
analizojmė mė nė detaje kėtė rast por kėtu do tė
mjaftohemi me riprodhimin e disa autoriteteve kishtare lidhur
me Letrėn drejtuar Timoteut. Atė Raymond Collins nė njė
nga veprat e tij pohon: Njė
numėr i konsideratave i udhėzoi shumė ekzegetė nė pėrfundimin
se e tėrė Letra ėshtė pseudepigrafe. Kėshtu qė ne nuk
duhet tė mendojmė se fragmenti i konsideruar (3:10-17) ėshtė
pjesė e njė letre personale tė apostullit drejtuar Timoteut,
shokut tė tij dhe bashkėpunėtorit tė ngushtė[12]
Teologu
i njohur Archibald Robertson pohon: ...letrat
drejtuar Timoteut dhe Titit janė konsideruar edhe nga teologė
profesionalė si sajesa tė shekullit tė dytė..
[13] .
Nė
njė tjetėr vepėr gjejmė: ...tė
gjithė shkollarėt me pėrjashtim tė Katolikėve dhe
Fundamentalistėve tani pajtohen se ato (Letrat Timoteut dhe
Titit) janė shpikje tė shekullit tė dytė qė merren me
gjendjen e shekullit tė dytė...kėta falsifikues mbase pėrdorėn
atė qė e dinin pėr jetėn e Palit pėr ta bėrė punėn
e tyre tė duket sa mė e ngjashme (me mentalitetin e
tij) [14]
Sė
fundmi do tė pėrmendim njė fjalor tė njohur biblikė ku
pohohet: Kėshtu,
konkluzioni i nxjerrė nga shumica dėrmuese e shkollarėve ėshtė
se Letrat Pastorale duhet ti atribuohen ndonjė autori tė
krishterė me pseudonim tė shekullit tė dytė, i cili ishte
i bindur se mėsimet e Palit ishin normative pėr kishėn, dhe
se Pali do ti adresohej kushteve ekzistuese nė atė mėnyrė.
[15].
Pra
pėrfundimisht mund tė pohojmė se pėrdorimi i kėtij
verseti pėr tė vėrtetuar inspirimin e autorėve
neotestamentar ėshtė i pabazė. Nė kėtė verset
reflektohet thjesht opinioni i tė krishterėve tė hershėm
lidhur me statusin e librave tė Dhjatės sė Vjetėr
Referencat
[1]
Raymond
F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987,
f. 319
[2]
Shih; La
Sacra Bibbia Edizioni Paoline, Romė
1968, f.
1324; Life Application Study Bible, New Living Translation,
Tyndale House Publishers, Inc., Illinois, 1996, f. 1937; Holy
Bible, New Living Translation, Tyndale House Publishers, Inc.,
Illinois 1997, f. 690.
[3]
Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New
York, 1987, f. 320
[4]
Shih, New Bible
Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan, vėllimi I, 1965,
f. 1078
[5]
shih: The Clarendon Bible; The Gospel According to Saint
Mark, by A.W.F.Blunt, Oxford 1929, f. 11-12
[6]
New Catholic Encyclopedia", 1967, Vėll. II, f. 382
[7]
The
Interpreters Dictionary of the Bible, Edited by George
Arthur Buttrick, Abingdon Press, Nashville, Nju Jork,
1962, f. 713-714
[8]
The
New Oxford Annotated Bible with Apocrypha: New Revised
Standard Version, edited by Bruce M. Metzger and Roland E.
Murphy, New York: Oxford
University
Press, 1994, f. 1448, nėn komentin e II Timoteut
[9]
Nelsons Bible Commentary, Thomas Nelson & Sons, Neė
York, vėllimi VII, 1962,
f. 2515.
[10]
Adresses on the First and Second Epistles of Timothy also
lectures on the Episles of Titus, by H.A. Ironside, Loizeaux
Brothers, 1947, f, 226-7
[11]
Raymond E. Brown, Joseph A. Fitzmyer,
Roland E. Murphy (Ed.), The New Jerome Biblical
Commentary, Englewood Cliffs, NJ: Prentice Hall,
1990), Nihil Obstat. Imprimatur: Reverend William J. Kane.
Vicar General for the Archdiocese of Washington, Nov. 15 1988;
pėr pohime tė ngjashme shih edhe: The Cambridge
Annotated Study Bible- New Revised Standard Version, Notes
and references by Howard Clark Kee, Cambridge 1993, f. 203,
nwn komentin e II Timoteut; The Interpreter's Bible, vwll.
XI edited by George Arthur Buttrick, Nashville, NT: Abingdon,
1952, f. 507; The
New Bible Commentary Revised, Edited by D. Guthrie, J.A.
Motyer, A.M. Stibbs, D.J. Wiseman, Eerdmans Publishing,
Michigan 1970, f. 1078; The Zondervan Pictorial
Encyclopedia of the Bible, edited by Merril C. Tenney,
Zondervan Publishing House, Grand rapids, Miēigan 1978, f.
752; New Bible Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan,
vwllimi I, 1965, f. 1078; The KJV Parallel Bible
Commentary; The IVP Bible background Commentary, f. 630;
Gnomon of the New Testament, by John Albert Bengel, Edinburgh
vwllimi IV, f. 310; Irwins Bible Commentary. The John Winston
Company Philadelphia,
f. 533
[12]
Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New
York, 1987, f. 320
[13]
Archibald Robertson, The
Origins of Christianity, (Neė York, 1954), f. 66
[14]
Freed, New Testament, p. 440, as quoted by Lee
Martin Mc Donald & Stanley E. Porter. Early
Christianity and Its Sacred Literature, (Hendrickson
Publishers Inc., 2000), p. 488
[15]
Paul
J. Achtemier (Ed.), Harpers Bible Dictionary
(San Francisco: Harper and Row, 1985